Lek1

Ky botim i ri pasqyron një sërë ndryshimesh madhore në standardet e auditimit. Mbi të gjitha, kapitujt e parë u rishikuan ndjeshëm për të përfshirë standardet e reja për vlerësimin e rrezikut dhe evidencën e auditimit. Ky botim vazhdon gjithashtu të zgjerojë trajtimin dhe burimet praktike në fushën e rëndësishme e në zhvillim të analitikës së të dhënave të auditimit dhe vizualizimit të të dhënave. Konceptet për analitikën e të dhënave të auditimit përmenden në të gjithë tekstin dhe trajtohen në thellësi në shtojcën e përditësuar. Në disa kapituj dhe në burimet në internet ruhen ushtrimet që përdorin programet kryesuese të industrisë IDEA® dhe Tableau® për analitikën dhe vizualizimin e të dhënave. Ndërsa kjo përmbajtje i ndihmon studentët të zhvillojnë kompetenca në përdorimin e platformave softuerike, po aq e rëndësishme është të mësojnë të interpretojnë rezultatet e programeve nga këndvështrimi i auditimit dhe të zgjerojnë vazhdimisht aftësitë e tyre.

Gjendja në magazinë:
GTIN:
9789928478887
NPP:
9789928478887
Autoret:
William F. Messier Jr., Steven M. Glover, Douglas F. Prawitt