CleanScore është një projekt i financuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). Projekti     ka filluar zbatimin në vitin 2016 dhe parashikon që deri në fund të vitit 2024 të krijojë një paketë logjistike dhe të kapaciteteve njerëzore të trajnuar dhe aftësuar për vijimësinë e projektit në universitete.

CleanScore nëpërmjet komponentëve të vet ka një impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë dhe transparencës në arsimin e lartë në Shqipëri. Dy komponentët kryesor të projektit janë:

  1. Korrigjimi i automatizuar i provimeve. Korrigjimi bëhet me anë të një teknologjie të avancuar që, shkurton 95% të kohës së korrigjimit, rrit transparencën dhe besueshmërinë;
  2. Përkthimi i teksteve akademike ndërkombëtare në fushën e ekonomisë dhe të edukimit. Tekstet e përzgjedhura janë ndër më të mirët në botë dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë së kurrikulave, akreditimin e universiteteve duke i mundësuar studentëve njohuri bashkëkohore. Librat e botuar do të mundësohen edhe në formatin elektronik nëpërmjet platformës libre.al duke ulur ndjeshëm koston për studentët.

Në kuadër të projektit CleanScore, AADF ka mundësuar dhe qasjen në librarinë digjitale JSTOR për universitetet publike. Një rëndësi të veçante i është kushtuar edhe trajnimit të pedagogëve. Disa pedagogëve u është mundësuar një trajnim për vlerësimin e studentëve nga Cambridge Assessment. Gjithashtu stafi i CleanScore ka mundësuar trajnimin dhe asistencën për platformat e mësimdhënies online. Si pasojë e COVID-19, CleanScore u përshtat me situatën duke vënë në dispozicion një platformë për zhvillimin e provimeve online për pedagogët dhe studentët.

CleanScore bashkëpunon ngushtë me çdo pedagog, departament, fakultet dhe universitet dhe është gjithmonë në mbështetje të ideve të tyre për përmirësimin e arsimit të lartë në Shqipëri.

 

Website

www.CleanScore.al