Lek400

Përparimi i teknologjisë së informacionit dhe i disiplinave tekniko-shkencore të lidhura me të, si: informatika, elektronika, robotika, telekomunikimi etj., ka qenë tepër i vrullshëm gjatë tri dekadave të fundit. Ndikimi i teknologjive të reja në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë dhe në aspektet e ndryshme të jetës sonë të përditshme duket i pandalshëm dhe po nxitet së tepërmi nga shkëmbimi masiv i informacionit në internet.
Inteligjenca artificiale është një nga drejtimet që po përparojnë me ritme shumë të shpejta. Ndryshe nga drejtimet e tjera që kanë sjellë një shkallë të lartë të automatizimit të punëve të lodhshme dhe mekanike, inteligjenca artificiale po rrit ndjeshëm rolin e kompjuterikës në punë, që kërkojnë aftësi krijuese të ngjashme me ato të njeriut. Zhvillimi i kësaj disipline po sjell sisteme bashkëbisedimi si ChatGPT (shqipto: çet,xhi,pi,ti) që komunikojnë me ne sikur të ishin njerëz dhe që japin përgjigje apo zgjidhje po aq të sakta e të vlefshme, sa edhe ekspertët e radiologjisë, financës, sigurisë kibernetike etj.

Gjendja në magazinë:
GTIN:
9789928478832
NPP:
9789928478832