LibRe është një platformë për librat në format elektronik e krijuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim www.aadf.org si pjesë e projektit CleanScore www.cleanscore.al. Kjo është platforma e parë në Shqipëri që mundëson botimin dhe blerjen e librave në format elektronik duke mbrojtur të drejtën e autorit nëpërmjet teknologjisë së sigurt DRM.

Përveç qasjes në internet për të lexuar librat në https://lexo.LibRe.al përdoruesit mund të shkarkojnë librat në format të kriptuar në dy pajisje të tyre si telefon, tablet apo kompjuter me sistem operimi Android dhe IOS për sa kohë kanë një abonim aktiv për librin përkatës.

Qëllimi i ndërtimit të platformës LibRe është heqja e sa më shumë pengesave për lexuesit për të mbështetur leximin e librave duke rritur aksesueshmërinë dhe ulur kostot e librave nëpërmjet ofrimit të tyre në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt në format elektronik.

Kontakt: info@libre.al