Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) është një organizatë e krijuar në 2009 nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve me mbështetjen dhe inkurajimin e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. AADF është një organizatë jofitimprurëse e udhëhequr nga një Bord i Drejtorëve që vepron tërësisht në Shqipëri. Objektivi kryesor është zbatimi i projekteve duke synuar që të ketë një impakt në zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe të një shoqërie demokratike në Shqipëri.
AADF zhvillon dhe zbaton projekte në tre programe kryesore:
- Arsim dhe Lidership
- Sipërmarrje
- Turizëm Kulturor dhe Eko-turizëm
Qasja
- Të identifikojmë fushat e nevojës në përputhje me misionin tonë.
- Të zhvillojmë zgjidhje novatore dhe të matshme për të krijuar ndikim të qëndrueshëm në këto fusha.
- Të veprojmë si një organizatë në një mënyrë të përgjegjshme dhe jo-burokratike.
- Të bashkëpunojmë me organizata dhe institucione të tjera për të maksimizuar burimet dhe për të formuar partneritete strategjike që mund të katalizojnë ndryshim.
- Të zbatojmë projektet tona në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe transparente.
- Të vlerësojmë përpjekjet tona dhe të vazhdojmë t’i përmirësojmë dhe zgjerojmë ato.
Website