Platforma LibRe.alështë ngritur nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (këtu më poshtë referuar si “AADF” ose “ne”) si pjesë e Projektit CleanScore.

Kjo politikë ju informon se si Platforma LibRe.al mbledh dhe përdor të dhënat personale të personave (përdoruesit) që regjistrohen për të përdorur platformën për qasjen në librat elektronik apo materiale të tjera. Përpunimi i të dhënave personale që ju plotësoni dhe që mblidhen nga Platforma LibRe.al kryhet pas dhënies së pëlqimit nga ana juaj dhe pranimit të kësaj politike të privatësisë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” të ndryshuar. Personi (përdoruesi) konfirmon plotësimin dhe vërtetësinë e informacionit të dhënë duke deklaruar se ka plotësuar në mënyrë korrekte dhe të vërtetë të gjithë informacionin e kërkuar.

Gjithashtu, me plotësimin e aplikimit online, personi deklaron se jep miratimin e tij për përpunimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë në Platformën LibRe.al në përputhje me këtë politikë privatësie.

Në rast se do të përditësojmë këtë politikë, ndryshimet do t’i postojmë në platformën LibRe.al, në mënyrë që ju të jeni gjithmonë të informuar se si përdoret informacioni juaj personal.

 

Çfarë informacionesh mbledhim

Platforma, nëpërmjet faqes në internet LibRe.al grumbullon të dhënat e personave të përdoruesve të kësaj platforme, që regjistrohen për të përdorur platformën për qasjen në librat elektronik apo materiale të tjera të ofruara në platformë. Të dhënat që mblidhen nga platforma pas regjistrimit të përdoruesit janë: emri dhe mbiemri i përdoruesit, adresa email.

Para se ju të regjistroheni në Platformën 
LibRe.al kur ju vizitoni faqen e internetit ne mbledhim automatikisht edhe disa të dhëna jo personale nga përdoruesit si data dhe ora e hyrjes në sistem, koha që ka kaluar në sistem, ID e pajisjes, tipin e shfletuesit të internetit (p.sh., Chrome, Firefox, Internet Explorer), sistemi operativ i përdorur (p.sh., Windows 10, Mac OS) dhe ofruesi i shërbimit të internetit. Këto informacione mund të kombinohen me të dhënat personale pas regjistrimit ne platformë.

 

Përse e përdorim informacionin tuaj personal

Secila prej të dhënave të mbledhura përdoret vetëm për një ose disa nga arsyet e mëposhtme:

  • Për të mundësuar një eksperiencë ndërvepruese për mësimin nëpërmjet internetit në kur regjistroheni si pjesë e një klase në rolin e mësuesit apo studentit
  • Për të mundësuar qasjen tek materiale për të cilat përdoruesit mund të jenë të interesuar
  • Për të mundësuar ndërveprimin e sigurt me mësuesit apo kolegët në rastet kur regjistroheni si pjesë e një klase në rolin e mësuesit apo studentit
  • Të dhënat jo personale si informacioni mbi faqet e vizituara mund të përdoren për të përmirësuar materialet e ofruara dhe fokusimin në fushën e studimit, ose për të analizuar popullaritetin e platformës apo të faqeve të ndryshme të materialit të ofruar.

AADF nuk do të mbledhë apo ruajë të dhënat tuaja personale, përveç nëse është e nevojshme për qëllimet e përcaktuara më sipër, dhe as nuk do të ruajë të dhënat tuaja personale për një kohë më të gjatë sesa është e nevojshme. Më pas, të dhënat tuaja personale që ju identifikojnë do të fshihen ose anonimizohen në mënyrë të përhershme.

 

Përdorimi i biskotave (cookies)

Ne përdorim biskota dhe nuk transferojmë apo ruajmë asnjë të dhënë personale përveç emrit të përdoruesit. Ne nuk përdorim biskota për të mbledhur të dhëna kontakti të përdoruesve të platformës apo përdoruesit e tjerë të kompjuterit. Në mënyrë pasive ne mund të mbledhim të dhëna mbi sjelljen në përdorimin e platformës nga përdoruesit.

 

Ndarja e informacionit me partnerë të tjerë

Ne nuk ndajmë, huazojmë apo shesim të dhënat e përdoruesve me palë të treta për qëllime apo shërbime që ju nuk i keni kërkuar apo për qëllime marketingu pa pëlqimin tuaj paraprak.

Ju pranoni dhe jepni pëlqimin tuaj të shprehur se për t’u qasur në librat elektronikë të Platformës, AADF në cilësinë e tij të pronarit dhe financuesit të Platformës, ka të drejtën t’i transmetojë të dhënat tuaja personale partnerëve të saj të besuar në serverët e tyre në Irlandë, për të mundësuar funksionimin e platformës dhe ofrimin e shërbimeve për përdoruesit. AADF ka lidhur marrëdhënie kontraktuale dhe ushtron kujdesin e aryeshëm për të siguruar se këta partnerë janë të angazhuar për respektimin e detyrimeve të konfidencialitetit dhe privatësisë dhe se ata kanë marrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë për mbrojtjen e të dhënave tuaja personale.

Ne mund të ndajmë informacion statistikor të përmbledhur ose të anonimizuar (të tilla si numri i përdoruesve të platformës, librat më të përdorur, më të shitur) me palë të treta, përfshirë partnerët tanë botues, universitetet ose institucione publike. Ky informacion nuk përmban informacion professional dhe përdoret për të zhvilluar dhe përmirësuar projektin CleanScore dhe përmbajtjen e tij për të arritur objektivat e projektit CleanScore

 

Të drejtat tuaja të privatësisë

Ju keni të drejtë të kërkoni aksesin, kopje, korrigjimin, kufizimin e përpunimit ose fshirjen e të dhënave tuaja personale ose të kundërshtoni përpunimin tuaj ne. Ju keni të drejtë t’i ushtroni këto të drejta në çdo kohë duke dërguar kërkesë me shkrim pranë AADF, në adresën Rr. Ibrahim Rugova, Kompleksi Green,  Godina 42, Hyrja 7, Apartmenti 60, Tiranë, Shqipëri.

Fshirja e të dhënave tuaja personale bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe periudhën e ruajtjes sipas politikave dhe procedurave të AADF. Nëse keni dhënë pëlqimin për përdorimin e informacionit tuaj, ju keni të drejtën ta tërhiqni këtë pëlqim, pa cënuar ligjshmërinë e përpunimit të informacionit nga AADF para marrjes së kërkesës suaj.

 

Siguria e të dhënave personale

Ne marrim masa për mbrojtjen e të dhënave të mbledhura nga qasja dhe përdorimi i paautorizuar.
Siguria dhe konfidencialiteti i të dhënave është shumë i rëndësishëm për ne. Për këtë arsye, ne zbatojmë procedurat e nevojshme organizative, teknike dhe fizike të sigurisë për të mbrojtur të dhënat tuaja nga humbja, keqpërdorimi apo ndryshimi i tyre. Vetëm personeli i autorizuar i AADF lejohet të aksesojë të dhënat personale dhe ai mund ta bëjë këtë vetëm për funksionet e lejuara siç përshkruhet më sipër. Ne përdorim praktika sipas standardeve të industrisë si komunikimi i shifruar/kriptuar, “firewalle” dhe sisteme për mbrojtjen e fjalëkalimeve për të ruajtur konfidencialitetin e të dhënave personale të përdoruesve dhe për të ndihmuar në ndalimin e personave të paautorizuar për të pasur qaje në informacionin tuaj.
Ne nuk do t’ju kërkojmë në asnjë rast emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj me e-mail apo telefon të pasigurtë ose të pakërkuar. Ne do t’ju marrim në telefon ose dërgojmë e-mail vetëm në përgjigje të një kërkese nga ana juaj.

Platforma LibRe.al siguron çdo përdorues se të dhënat që grumbullohen përmes faqeve të ofruara, nuk do të përdoren për qëllime të tjera përveçse atyre të deklaruara më sipër. Njëkohësisht, ne jemi të përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi që lidhet me të dhënat e përdoruesve, sipas parashikimeve të Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” të ndryshuar dhe çdo akti tjetër të miratuar nga Komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Platforma LibRe.al merr përsipër të mbrojë dhe të mos keqpërdorë për asnjë rast këto të dhëna.



Faqet e internetit të palëve të treta

If any part of the LibRe.al website links to other websites (such as the websites of the AADF partners), these sites do not operate under this Privacy Policy. We recommend that you read the privacy policies posted on those other sites to understand their procedures for collecting, using, and sharing personal information.

Pyetje

Me anë të informacionit të mësipërm shpresojmë t’ju kemi informuar në mënyrë të plotë rreth çështjeve të privatësisë, në funksion të përdorimit të faqes së internetit të Platformës LibRe.al

Nëse keni pyetje për këtë Politikë Privatësie, lutemi na kontaktoni me e-mailinfo@LibRe.al